Memli Krasniqi pas medales së artë: Çfarë emocionesh, çfarë gëzimi e krenarie!

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar i gëzuar për medalen e artë të Distria Krasniqit në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Krasniqi ka thënë se kjo është një ngjitje e jashtëzakonshme drejt së artës olimpike.

“E mbaj mend Distrian si një 15 vjeçare që me shumë pasion e punë synonte të bëhej më e mira në xhudo – jo vetëm për shkëlqimin e saj, por edhe të Kosovës. Dhe ajo sot e arriti këtë!”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë:

Çfarë emocionesh, çfarë gëzimi e krenarie! Urime Medaljen e Artë Olimpike Distria! Urime Kosovë e dashur!

Një ngjitje e jashtëzakonshme drejt së artës olimpike. E mbaj mend Distrian si një 15 vjeçare që me shumë pasion e punë synonte të bëhej më e mira në xhudo – jo vetëm për shkëlqimin e saj, por edhe të Kosovës. Dhe ajo sot e arriti këtë!

Të lumtë Distria! Falemnderit për këto emocione, falemnderit për medaljen e dytë të artë olimpike për vendin tonë. Falemnderit mjeshtrit të papësëritshëm Toni Kuka.