Haki Abazi: E keni gërryer shtetin me temel, shpërndajeni Kuvendin

Përmes një postimi në Facebook, Abazi ka thënë se ndërtimi i busteve nuk i bënë të lidhur as me heronjtë e as me lavdinë e luftës çlirimare.

Madje analisti iu referua atyre si dhunues. Veç kësaj, Abazi tha se veprimet e tyre nuk i bëjnë në dobi të Kosovës, sepse po t’i bënin, do të mblidheshin e do ta shpërndanin parlamentin.

Haradinaj i ka çuar pyetje Gjykatës Kushtetuese për ta qartësar se a ka të drejtë të thërras mbledhje. Këtë veprim të Haradinajt, Abazi e ka cilësuar si qesharak.

Derisa PDK po kërkon që zgjedhjet të mos shtyhen me arsyetimin se nuk ka buxhet. Për këtë abazi tha se sulferët e Thaçit e Veselit mungesën e buxhetit për komision zgjedhor, po e problamtizojnë si arsye pse nuk mund të ketë zgjedhje këtë vit.

Krejt në fund analisti i quajti “Mjerim, sa të mjerë e plot turp jeni”.