Memli Krasniqi tregon pse kandidoj për kryetar të PDK-së

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka treguar se çfarë e shtyu atë të kandidojë për kryetarë të kësaj partie.

Krasniqi ka thënë se ka kandiduar për të parin e PDK-së për të ofruar një vizion, dhe për ti dhënë një drejtim të ri partisë, e cila ka qenë pjesë qendrore e çdo zhvillimi në vend.

“Ne gjendemi në një situatë shumë të rëndë pas veprimeve të Gjykatës Speciale, kur u dasht që të largohen nga Kosova, kryetari i PDK-së Kadri Veseli, por edhe presidenti Hashim Thaçi dhe të tjerët për tu ballafaquar me një proces të rëndë, dhe ne ishim të hendikepuar në zgjedhje, por ne gjetëm një mbështetje , solidarizim , dhe besim që e kanë mbajtur votuesit e PDK-së për një kohë të gjatë”, ka thënë Krasniqi në kanal 10

“Megjithatë ne mbajtëm para një muaji konventën, dhe unë isha i bindur që duhet të kandidoja, për të ofruar një vizion, dhe për ti dhënë një drejtim të ri partisë sonë, e cila ka një trashëgimi të jashtëzakonshme, dha ka qenë pjesë qendrore e çdo zhvillimi në vendin tonë prej çlirimit e veçanërisht për pavarësimit, për njerëzit , dhe themeluesit e PDK-së edhe në periudhat e kaluara të para viteve 2000.

Pas mbështetjes e cila me ka privilegjuar, shumë unifikuese e konventës së PDK-së, dhe gjithë atyre delegatëve, normalisht një nga përgjegjësit e mija statutare ishte që të krijoj ekipin e ri, dhe qëllimi, dhe vizioni im ka qenë që kryesia e re të përfaqësoj ndryshimin që kërkohej, por jo tjetërsim, sepse PDK ka pasë nevoj për një transformim për tu bërë gatshme për punën, përkushtimin që duhet ta tregojmë, rifitimin e besimit, dhe për kontekstit politik aktual 2021 e tutje”, tha Krasniqi në Prime Time.