Mëngjes tragjik në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Policia ka njoftuar se rreth orës 05:00, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, shtetasja S. D., 85 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Me datë 22.12.2021, rreth orës 05:00, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, shtetasja S. D., 85 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.