Mëngjesi i investimeve, kryeministri Rama publikon pamje nga Rruga e Arbërit

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm në Facebook me një video nga Rruga e Arbërit. Në videon e publikuar tregon Rrugën e Arbërit në shumë kënde, duke e cilësuar këtë si një arritje dhe një investim të suksesshëm.

“MIRËMËNGJES

dhe nga rruga e Arbërit, ju uroj një ditë të mbarë ”, shkruan kreu i qeverisë.

Edi Rama fitoi në zgjedhjet e 25 prillit mandatin e tretë në këtë post. Këtë mandat, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do ja dedikojë përfundimit të investimeve të nisura, por që nuk përfunduan për shkak të pandemisë.