Mënyra e duhur për t’i tharë flokët pa i dëmtuar

Mund të jetë e vështirë për t’u besuar, por me shumë mundësi po thani gabim flokët.

Më poshtë do gjeni gjitha gabimet që një pjesë e jona bën gjatë tharjes së flokëve.

1: Mos prit shumë për t’i tharë. E dimë që është shumë stresuese kjo pjesë, por këshilla numër një që vjen për flokët, është të mos presësh pasi ke dalë nga dushi për tharjen e flokëve.

2: Investo në produktet e duhura (peshqiri). Nëse një pjesë e mirë e jona kanë peshqirë fare të zakonshëm, është tejët e rëndësishme që peshqirët të jenë me cilësi. Materiale 100 për qind pambuk dhe mjaft të butë, në mënyrë që të mos dëmtojnë fijet e flokëve.

3: Prit derisa flokët të jenë tharë mirë para se të përdorësh tharësen. Nëse flokët nuk janë tharë sa duhet, nuk këshillohet të përdorësh tharësen e flokëve.

4: Tharësen përdore për t’i stiluar flokët, jo për t’i tharë: Sapo flokët të jenë më së shumti të thatë nga përdorimi i një peshqiri të mirë ose edhe nga tharja natyrale, atëherë mund ta përdorësh tharësen për t’i stiluar.