Mërgimtarët presin mbi tetë orë në Merdare

0
280

Kolonat e gjata dhe pritjet në dalje të Kosovës në pikat kufitare me Serbinë nuk kanë të ndalur, si rezultat i kthimit të mërgimtarëve në vendet e tyre.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar statistikat e fundit për fluksin nëpër pikat kufitare.

Sipas këtyre statistikave, pritja më e madhe është në pikëkalimin kufitar në Merdar, ku qytetarët janë duke pritur mbi 8 orë e gjysmë dhe kolona ka arritur deri në 1.7 kilometra.

Edhe në Mutivodë, në dalje të Kosovës, qytetarët janë duke pritur deri në tri orë, e kolona është 200 metra.

Fluks të veturave ka edhe në Jarinje. Atje qytetarët janë duke pritur deri në dy orë për të dalë nga Kosova, kurse kolona ka arritur deri në 400 metra.

Edhe në Muçibabë dhe te Dheu i Bardhë bashkatdhetarët janë duke pritur nga një orë për të dalë nga Kosova. Në këto dy pikat kufitare kolona ka arritur deri në 400 metra.