Mërgimtari ndihmon 25 familje në Malishevë

Mërgimtari dhe humanisti, Qazim Hoti nga Carralluka, i cili jeton dhe vepron në Suedi, ditëve të fundit ka vizituar Komunën e Malishevës, dhe ka dhuruar 2500 euro, për 25 familje në nevojë, me rastin e festës së Bajramit të Madh.

Ai këto mjete i ka shpërndarë përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS) dhe për këtë qëllim, është pritur nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtoi i DSHMS, Liridon Hoti, të cilët e kanë falënderuar për këtë ndihmë.

Sipas drejtorit Liridon Hoti, mjetet e donatorit, janë shpërndarë për 25 familje në nevojë, përkatësisht me familje me fëmijë që ju mungon njëri prind, ndërsa përzgjedhja është bërë sipas listës që disponon sektori i mirëqenies sociale.