Kurti iu drejtohet ministrave, ky është mesazhi i tij për ta

Ka filluar mbledhja ceremoniale e Qeverisë Kurti.

Kryesministri Albin Kurti në mbledhjen e parë të Qeverisë tha se ky kabinet është i qytetarëve.

“Mbledhjen e parë të qeverisë tonë të re është kënaqësi të ju shoh të gjithëve kështu të entuziazmuar. Është mirë ta themi që ky kabinet është i qytetareve dhe punojmë në emër të tyre dhe për ta”, tha ai.

Ai tha se karriget i kanë por duhet të rrinë në këmbë për të punuar.

“Karriget i kemi por me shumë do të rrimë në këmbë për shkak të punëve të shumta që na presin”, tha Kurti.