Mërgimtari nga Gjermania aksidentohet për vdekje afër kufirit në Merdarë

Një bashkatdhetar ka ndërruar jetë pas një aksidenti gjatë rrugës për në Kosovë.

Ai ishte aksidentuar 10 kilometra afër pikës kufitare Merdarë.

FC Kosova Regensburg, përmes një njoftimi ka thënë se Xhevdet Berisha ishte edhe dashamir këtij klubi.

“Telegram ngushëllimi familjes Berisha! Me rastin e vdekjes së XHEVDET BERISHA përkrahës dhe dashamir i FC Kosova Regensburg, në aksidentin rrugës për në vendlindje, me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e mikut tonë Xhevdet Berisha , humanistë e veprimtar i shquar e i palodhur i çështjes kombëtare, bartës i shumë sukseseve në organizimin e mërgatës”.

“Është kjo një humbje e madhe për familjen ngase mbetën pa më të dashurin e tyre, humbje e madhe edhe për mërgatën tonë, Komunën e Obiliqit dhe gjithë Kosovën”.

“Bashkëndjejmë dhembjen dhe Ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Berisha, mërgatës tonë, miqve dhe të gjithë dashamirëve”, thuhet në telegram.