Publikohet raporti i fundit i rasteve me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë konfirmuar edhe 247 raste të reja të të infektuarve me COVID-19.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë informuar se kanë vdekur dy persona, transmeton Fokusi.info.

Tani për tani në gjithë vendin janë 10.800 raste aktive.

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 302 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.801.548 doza të vaksinës.

Deri më sot 810.798 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 93.507 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 2.314 testime, 247 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste i vdekjes.

Sot janë shëruar 2.096 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 209.312.

Në total numri i rasteve aktive është 10.800.