Mësohet motivi i vrasjes së 23 vjeçarit në Mitrovicë

Një person i moshës 23-vjeçare ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në picerinë “Propper Pizza” në Mitrovicë.

02 Press ka mësuar rrethanat që dyshohet se kanë çuar deri te vrasja. Mësohet se një punëtore e “Propper Pizza” pasi që e kishte lënë punën për të punuar në “Maestro Delivery”, kishte inatosur të dyshuarin Valmir Selimi, pronar i biznesit.

Selimi kishte shkuar për të qëruar hesapet në picerinë “Propper Pizza”. Siç mëson 02 Press, Selimi kishte cak të vrasjes pronarin e “Propper Pizzas”. Mirëpo, atij i kishte dalur përpara viktima 23-vjeçar, i cili ishte qëlluar dhe pasi që nuk kishte mundur t’i mbijetonte plagëve, kishte vdekur. 02 Press mëson se viktima është Mehmet Kurti nga Kçiqi i Mitrovicës.

Portali mëson se ky është versioni i parë që po e heton policia, teksa nuk perjashtohen edhe motive të tjera, të cilat mbetet të konfirmohen vetëm pas zhvillimit të hetimeve.

Dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar pas gjuajtjes me armë zjarri. Ata janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.