Merimanga Pallua, një krijesë simpatike me vallëzim joshës (video)

Australia është shtëpi e shumë shtazëve, respektivisht gjallesave të çuditshme, ku bën pjesë dhe merimanga e vogël simpatike, e quajtur Merimanga pallua (Maratus volans).

Kjo krijesë simpatike mund të rritet deri në 5 milimetra, ndërkaq vetëm mashkulli posedon “bishtin e palloit”.

Sigurisht se, në bazë të fotografive, mund të konkludoni se përse kjo krijesë quhet “Merimangë pallua”.

Shpina e kësaj merimange është e mbuluar me luspa ngjyrash të ndryshme; të zezë, të kuqe, të portokalltë, të kaltër e të gjelbër – dhe të gjitha së bashku krijojnë një shumëllojshmëri ngjyrash, transmeton emisioni “Sot” në KTV.

Jo vetëm pamja i ka dhënë famën botërore kësaj merimange.

Ajo njihet edhe për vallëzimin joshës.

Në momentin kur i ngre këmbët në ajër, merimanga fillon vallen e joshjes, që për disa momente krijon një shou të vërtetë.

Kjo gjë mund të shihet dhe në video-materialin që e shoqëron këtë shkrim.