Turisti i dehur thyen rregullat për një xhiro me gjirafë (video)

Një vizitor i dehur në kopshtin zoologjik në Kazakistan është përpjekur të bëjë xhiro me gjirafë. Në rrjet po qarkullojnë pamjet, ku burri shihet duke kaluar gardhin e sigurisë dhe duke hipur në qafën e gjirafës.

Nuk ia doli të qëndronte gjatë në qafë dhe përfundoi në shpinë, por me disa lëvizje të kafshës, burri u rrëzua në tokë. Thuhet se nuk ka pësuar lëndime. Ndërkohë policia është në kërkim të tij pasi ka bërë një veprim të ndaluar dhe do merren masa për të.

Mediat lokale raportojnë se ka qenë i dehur gjatë atij momenti. Ngjarja ka ndodhur në kopshtin zoologjik Shymkent, i cili është një prej atraksioneve turistike më popullore me më shumë se 1500 kafshë.