“Merkel e Macron kanë përmendur se dialogu me Serbinë duhet të përmbyllet deri në fund të këtij viti”

Këshilltari i kryeministrit Avdullah Hoti, Xhavit Beqiri thotë se dialogu me Serbinë do të ketë një fund dhe sipas tij, dialogu do të përfundojë në fund të këtij viti.

Beqiri ka thënë se nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe Presidenti francez, Emanuel Macron është bërë e qartë se procesi i dialogut nuk duhet të jetë i pafund.

“Në takimin e ndërmjetësuar nga Merkel dhe Macron është bërë e qartë se ky nuk është një proces i pafund. Është përmendur edhe fundi i vitit si përmbyllje e procesit. Pra ka afat kohorë se kur do të përmbyllet dialogu”.

Këshilltari i kryeministrit Avdullah Hoti thotë se përmbyllja e dialogut nuk do të varet gjithmonë nga dëshira e Serbisë.

“Edhe Millosheviqi ka qenë kundër por nuk është pyetur”, tha ndër të tjera Xhavit Beqiri.