Talat Xhaferi: Aksion për të legalizuar vendkalimin kufitar Llojan – Miratoc?!

Pas miratimit të ligjit për gjuhët, kryeparlamentari, Talat Xhaferi ka nisur një mision tjetër për të mirën e qytetarëve të rajonit të Kumanovës dhe Preshevës.

Agjencia e lajmeve INA, mëson se këtyre ditëve ai ka realizuar një takim me kryetarin e ri të komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi për të diskutuar hapjen e vendkalimit kufitar Llojan-Miratoc.

Xhaferi ka kërkuar nga Arifi që të sigurojë dokumentancionin e nevojshëm dhe për një kohë të shkurtër të fillojnë punimet për thyerjen e këtij “muri”, që për vite me radhë ka ndarë shqiptarët e kësaj ane.

INA mëson se dokumentacioni nga ana e Serbisë është siguruar dhe tani pritet që ky projekt të përfundoj për një kohë të shkurtër.

Ky vendkalim kufitar do të mundësoj përparimin e lidhjeve të ndërsjella dhe komunikimin me të gjithë fqinjët dhe mundësimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave./INA/