Merkel për herë të dhjetë gruaja më e fuqishme në botë

Revista Forbes publikoi një listë të 100 grave më të fuqishme në botë, në të cilën kancelarja gjermane Angela Merkel zuri vendin e parë për të dhjetin vit radhazi.

Në vendin e dytë është kreu i Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde dhe në vendin e tretë është Kamala Harris, zëvendëspresidentja e re e Shteteve të Bashkuara, e cila është gruaja e parë afro-amerikane dhe aziatiko-amerikane që hyn në listën e më të fuqishmeve për herë të parë.

Në vendin e katërt është presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen dhe në vendin e 18 është drejtoresha e FMN, Kristalina Georgieva.

Gratë më të fuqishme në listën e 17-të vjetore të Forbes vijnë nga 30 vende, dhe midis tyre janë 10 kryetarë shtetesh dhe 38 janë nga bota e biznesit.

Aty renditen edhe gruaja e miliarderit Bill Gates, Melinda Gates, ylli televiziv Oprah Winfrey, mbretëresha Elizabeth II, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi, kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern, këngëtaret Rihanna dhe Beyonce.