Merkel thotë se ëshë e shqetësuar nga rreziku i rritjes së numrit të rasteve me COVID-19

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka dhënë alarm për mundësinë e rritjes së numrit të rasteve me koronavirus si dhe shtimin e numrit të pacientëve në spitale.

Ajo tha se është e shqetësuar për rikthimin e një “pamaturie të caktuar” në mesin e popullatës.

“Rritja e numrit të të shtrirëve në spitale me COVID-19 më shqetëson shumë, tha Merkel për edicionin e së dielës të Frankfurter Allgemeine Zeitung.

“Kjo duhet të jetë një shqetësim për të gjithë ne,” tha kancelarja, shkruan DË, transmeton Klankosova.tv.