Tërmet me magnitudë 7.2 ballë në Tajvan, ngrihet alarmi për tsunami

Një tërmet i fortë me magnitudë 7.2 goditi sot pjesën juglindore të Tajvanit me popullsi të ulët, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS). Nga ana e tij, shërbimi meteorologjik i Tajvanit njoftoi se tërmeti ishte me magnitudë 6.8 ballë.

Sipas Protothemës, një paralajmërim për cunami është lëshuar nga Sistemi i Paralajmërimit të Tsunamit në SHBA pas tërmetit. Autoritetet e Tajvanit nuk lëshojnë paralajmërim për tsunami për tërmete nën magnitudë 7.

Më herët sot, USGS njoftoi se një tërmet me magnitudë 6.6 goditi brigjet lindore të Tajvanit të shtunën mbrëma.

Tërmeti goditi pak pas orës 21:30 të shtunën dhe kishte epiqendrën rreth 50 kilometra në veri të qytetit të Taitung.

Thellësia e saj fokale ishte 10 kilometra. Pas këtij tërmeti nuk ka pasur raportime për viktima apo dëme.