Merr flakë autobusi i tifozëve të Partizanit (video)

Një ngjarje e rëndë është shënuar pas fitores në Superkupën e Shqipërisë nga ana e Partizanit, përballë Kukësit.

Autobusi që mbante tifozët ultras të kuq ka marrë flakë në dalje të tunelit të Elbasanit, siç edhe raporton A2. Ende nuk dihen shkaqet e flakëve dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vend.