Nexhmedin Rashica lirohet nga pozita e drejtorit të Shëndetësisë në Vushtrri

Është liruar nga pozita Nexhmedin Rashica, drejtor në Drejtorinë e Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, shkruan Fokusi.info.

Kjo është bërë e ditur nga vet kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

“Me kërkesë të tij e kam liruar nga detyra e drejtorit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Dr.Nexhmedin Rashicën, të cilin e falenderova për punën dhe kontributin e dhënë”, tha Idrizi.