Latifi: Votat po numërohen nën vëzhgimin e policisë, ne e rrejmë veten e botën se jemi demokraci funksionale

Profesori universitar, Blerim Latifi, njëherësh edhe njohës i çështjeve politike, e ka komentuar çështjen e rinumërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit nën prezencën e hetuesve policorë.

Përmes një postimi në Facebook, Latifi ka thënë se “e rrejmë vetën dhe botën se jemi demokraci funksionale”, duke iu referuar rastit në fjalë.

Postimi i plotë:

Në Qendrën e numërimit të votave në Fushë Kosovë paska fillu rinumërimi nën prezencën e policisë. E pastaj e rrejmë veten dhe botën se jemi demokraci funksionale.