BQK mbyll dy institucione mikrofinanciare në Kosovë

Banka Qendrore eKosovës ka marrë vendim të mbyll dy institucione mikrofinanciare që veprimtarinë e tyre e kanë zhvilluar në Kosovë.

Ato janë Iute Credit dhe Monego.

Lajmi është bërë i dijshëm nga vetë Banka Qendrore në një konferencë të jashtëzakonshme për media.