Merr flakë banesa, humb jetën i moshuari

82-vjeçari Shefik Krasniqi ka humbur jetën pas mesnate në Kukës.

Shkak i humbjes së jetës dyshohet se është bërë asfiksia, pasi banesa në të cilën jetonte 82-vjeçari është përshirë nga flakët.

Sipas policisë, zjarri u shkaktua si pasojë e lënies ndezur gjatë natës e sobës me dru.

Mësohet se Krasniqi jetonte i vetëm.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Lapsi.al/