Merr flakë në ecje makina (Foto)

Një automjet që lëvizte në aksin kombëtar Tiranë-Elbasan u përfshi nga flakët pak pas mesditës së sotme. Automjeti u dogj pothuajse plotësisht por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Mamël, 10 km larg Elbasanit, ndërsa ka shkaktuar jo pak panik tek përdoruesit e tjerë të rrugës. Si rezultat i flakëve dhe për të shmangur çdo rrezik të mundshëm, u bllokua për pak minuta qarkullimi, shkruan Balkanweb.

Paraprakisht dyshohet se shkak i përfshirjes së automjetit nga flakët ka qenë një defekt në sistemin elektrik të automjetit.