Merr fund kriza e Kakavijës, kalojnë të gjitha makinat: Rregullat strikte të futjes në Greqi nga sot

Ka perfunduar pak minuta pas mesnatës së 16 gushtit kalimi ne anën greke i të gjitha makinave që prisnin prej ditësh në radhe në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Siç bën me dije direkt nga Kakavija gazetari i Abc News Juxhin Mustafaraj, duke filluar nga dita e nesërme, të gjithe qytetarët qe duan të kalojnë për në Greqi duhet t’i nënshtrohen rregullave të reja anti-Covid të vendosura nga shteti grek.

Çdokush duhet të ketë një tampon negativ për koronavirusin si edhe të bëjë një karantinë prej 7 ditësh.

Abc News dhe Abcnews.al ndoqën nga afër krizën e Kakavijës duke dërguar atje korrepondentët si edhe një staf të posaçëm nga Tirana duke u bë zëri kryesor i shqiptarëve gjatë kësaj krize. /abcnews.al