Merr fund makthi pas armëpushimit, kur pritet të ndalen sulmet mes Izraelit dhe Palestinës?

Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për një armëpushim të enjten për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës.

Një deklaratë nga zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, u bë me dije se kabineti i sigurisë “unanimisht kishte pranuar rekomandimet për të pranuar një iniciativë egjiptiane për një armëpushim të pakushtëzuar”.

Një zyrtar i grupit militant Hamas i tha agjencisë Reuters se Izraeli dhe Hamasi do të fillojnë armëpushimin “e ndërsjellë dhe të njëkohshëm” të premten në orën 2 të mëngjesit.

Si Izraeli ashtu edhe Hamasi janë përballur me presion ndërkombëtar për t’i dhënë fund luftimeve. Të enjten më shumë se 100 sulme ajrore izraelite shënjestruan infrastrukturën e Hamasit në veri të Gazës. Hamasi u hakmor duke shkrepur raketa në drejtim të Izraelit.

Luftimet në Gaza filluan më 10 maj pas disa javësh të rritjes së tensioneve izraelito-palestineze në Jerusalem. Grupi militant Hamas, të cilin Izraeli, BE-ja dhe SHBA-ja e konsiderojnë terrorist, filloi të qëllonte me raketa, duke shkaktuar sulme ajrore hakmarrëse nga forcat izraelite. Gjatë 11 ditë të luftimeve janë vrarë të paktën 232 persona në Gaza dhe 12 në Izrael.

Burimi: al jazeera |Përktheu dhe përshtati JOQ Albania