Merret vendimi për rekrutimin e 200 specialistëve shëndetësorë

Qeveria Hoti në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që të nisë procedurat e rekrutimit të 200 specialistëve shëndetësorë që do të mbikëqyrin zbatimin e Manualit për mbrojtje nga përhapja e virusit Covid-19.

“Autorizohet Ministria e Shëndetësisë që në pajtim me Ligjin të nisë procedurat e rekrutimit të dyqind specialistëve shëndetësorë që do të mbikëqyrin zbatimin e Manulit nga pika 3 e këtij vendimi”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Kujtojmë që sot u morr vendimi që të hapet kufiri me Shqipërinë.