Mësohet ora e takimit të nesërm Kurti-Mustafa

0
250

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk kanë arritur të zyrtarizojnë një marrëveshje të mundshme bashkëqeverisëse.

Pavarësisht takimeve të shumta të cilat u zhvilluan nga anëtarët e dy partive, por edhe nga vetë dy liderët marrëveshja ende nuk po konkretizohet.

Lideri i VV-së, Albin Kurti si dhe i pari i LDK-së Isa Mustafa u takuan edhe sot për disa orë radhazi zhvilluan bisedimet e tyre lidhur me koalicionin, e që në fund zëdhënësi i partisë së Mustafës tha se janë përafruar qëndrimet, por që nesër do të ketë sërish një takim të ngjashëm.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se takimi i dyshes do të zhvillohen rreth orës 15:00.

Poashtu të njëjtat burime kanë thënë për Indeksonline se para këtij takimi të parët e LDK-së pritet të mblidhen përsëri në mënyrë që në takimin e Mustaës dhe Kurtit të shkohet me një ofertë konkrete sa i përket bashkëqeverisjes.

Pavarësisht se VV doli partia e parë në zgjedhje, e LDK e dyta problemi për mos-arritjen e marrëveshjes për koalicion qëndron pikërisht tek ndarja e pozitave udhëheqëse.

Se si do të dakordohen përfundimisht Kurti dhe Mustafa që t’i ndajnë postet mbetet të shihet pas takimit të nesërm, që me gjasë do të jetë edhe përfundimtar dhe vendimmarrës.

Madje pozitiv për arritjen emarrëveshjes sonte janë shprehur edhe disa anëtarë të VV-së e Lidhjes Demokratike të Kosovës.