Mësoni tarifat e reja: Ja sa do të paguni më shtrejntë për regjistrimin e veturës suaj (tabela)

“Ma lirë vetura, se sigurimi”, ankohet kështu një qytetarë kur merr vesh se për sigurimin e veturës së tij “Golf 2” do të paguaj rreth 30 euro më shtrenjtë.

Me vendimin e ri të Bankës Qendrore të Kosovës për sigurimin e automjeteve qytetarët do të paguajnë 26.5 për qind më shumë se deri më tani.

Gazeta inFokus ka siguruar të dhëna të detajuara lidhur me ndryshimin e tarifave.

Bazuar në to, varësisht nga grupi tarifor, qytetarët do të paguajnë nga 15 deri në 66 euro më tepër.

Në tabelën e mëposhtme mund të shihen ndryshimet e çmimeve nga ato që kanë qenë deri më tani dhe sa do të jenë në të ardhmen.

Krejt kjo ka ardhur pasi Banka Qendrore e Kosovës i ka ndryshuar tarifat e sigurimit për kategoritë e automjeteve për pasagjerë.

Ky institucion ka njoftuar se nuk e ka miratuar kërkesën e kompanive të sigurimit për rritje prej 36 për qind.

Megjithatë, edhe vendimi i BQK-s nuk dallon shumë me kërkesat e kompanive.

Sipas vendimit të këtij institucioni, kompanitë duhet që rritjen ta përshtatin në bazë të shkallës së inflacionit prej vitit 2002 deri në vitin 2018, të matur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, duke zbritur normën e tatimit në qarkullim prej 5 për qind.

Kjo, nëse llogaritet del se qytetarët do të paguajnë 26.5 për qind më shtrenjtë se deri më tani.