Akuzat e Meghan dhe Harry për familjen mbretërore/ Reagon Mbretëresha: Jemi të pikëlluar

Intervista e Dukës dhe Dukeshës së Sussex, Harry dhe Meghan Markle për “Oprah” solli shumë polemika dhe detaje “bombë”, teksa për herë të parë folën pa dorashka duke rrëfyer histori tronditëse. Madje Meghan nuk la pa përmendur se ambienti mbytës në pallatin mbretëror e detyroi atë të mendonte dhe për vetëvrasjen gjatë muajit të pestë të shtatzënisë.

Por, sipas një njoftimi të Buckingham Mbretëresha Elizabeth është e pikëlluar nga ajo që Harry dhe Meghan përjetuan. Mbretëresha Elizabeth dhe familja e saj njoftuan sot se ishin të pikëlluar pasi mësuan përjetimet e Princit Harry dhe gruas së tij Meghan, duke vënë në dukje se ata do të adresonin çështjet e racizmit të ngritura nga çifti.

Buckingham Palace deklaroi se:

E gjithë familja është e pikëlluar. Çështjet e ngritura, veçanërisht ajo e diskriminimit racor, janë shqetësuese. Harry, Megan dhe Archie do të jenë gjithmonë shumë të dashur anëtarë të familjes.

Burimi: www.zougla.gr | Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA