Messi gëzon Barcelonën

Ernesto Valverde nuk e ka zgjidhur ende dilemën për Lionel Messi, por të gjitha indikacionet tregojnë se sulmuesi argjentinas do ta fillojë lojën nga bankina.

Messi ka lumturuar tej mase tifozët e Barcelonës pas rikthimit në stërvitje, por pyetja e tyre tani është nëse ai do të luaj titullar ndaj Betisit.

Përgjigja thuhet se dihet vetëm nga trajner Ernesto Valverde dhe sot nuk është zgjidhur ende plotësisht.

Sipas gazetës spanjolle AS, ideja e Valverdes është që të vazhdojë me përkushtimin e tij konservator dhe jashtëzakonisht të kujdesshëm ndaj Messit, në drejtim të mos rrezikimit më shumë me të.

Kështu që gjithçka tregon se Leo do të fillojë lojën nga stoli për t’u hedhur në fushë rreth minutës së 60-të, pavarësisht rezultatit.

Sidoqoftë, Messi e njeh trupin e tij më mirë se kushdo tjetër dhe do të jetë gjithashtu ai që e ka fjalën e fundit pas stërvitjes të së shtunës pasdite.

Pasi trajneri ka në pozicion vetëm Antoine Griezmann, mund të befasojë të luaj me yllin argjentinas me minuta e parë, pas lëndimeve të Ousmane Dembele dhe Luis Suarez.