Meta publikon dokumentet: Ja si e mori shtetësinë shqiptare Baton Haxhiu

Presidenti Ilir Meta, sot në emisionin “Zonë e Lirë” u është përgjigjur në mënyrë shteruese dhe me dokumente akuzave lidhur me çështjen e dhënies së shtetësisë.

Meta deklaroi se të gjitha rastet për të cilat është folur në disa media është zbatuara procedura strikte ligjore.

Kreu i shtetit tha se institucionet kanë sjellë përgjigje që personat nuk kishin probleme ligjore.

Kreu i shtetit deklaroi se vetëm gazetari “Baton Haxhiu e ka marrë shtetësinë pa u verifikuar nga SHISH”.