Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Sabit Fazliu

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Fazliu nga Prekazi i Skënderajt, shkruan Fokusi.info.

Sabit Fazliu ishte ushtar i Brigadës 114 ZO e Drenicës.

Këtë e ka bërë të ditur deputeti i kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Lajmi për vdekjen e veteranit të UÇK-së, Sabit Fazliu nga Prekazi më pikëlloi shumë.

Sabit Fazliu ishte ushtar i Brigadës 114 ZO e Drenicës.

Sabiti ishte atdhetar e burrë i fjalës, i dashur me të gjithë, plot energji e batuta të këndshme.

Ngushëllime të sinqerta familjes Fazliu, miqve dhe bashkëluftëtarëve.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!