Shkaktoi aksident me fatalitet në Podujevë, i dyshuari po ruhet në spital nga policia

Para katër ditësh, në Podujevë ka ndodhur një aksident ku si pasojë një person ka humbur jetën.

Prokurori kujdestar ka lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orëve ndaj të dyshuarit shtetas i huaj, i cili me automjetin e tij ka shkaktuar aksident me pasoja fatale.

“I dyshuari për shkak të lëndimeve të marra në aksident gjendet i shtrirë në repartin e ortopedisë në QKUK nën mbikëqyrjen e policisë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.