Metoda më e re, shpresë për njerëzit e paralizuar

Metoda më e re me anë të operacionit, që përfshinë zëvendësimin e nervave, ka arritur t’ja kthejë 13 pacientëve aftësinë për lëvizje të krahëve, shkruan Dailymail.

Disa doktorë në Australi kanë arritur që me sukses të rilidhin komunikimin e trurit dhe gjymtyrëve, duke i zëvendësuar nervat e dëmtuar me nerva të rinjë.

Sipas doktorëve të kësaj klinike, ky sukses është një arritje shumë e madhe në mjekësi dhe mund të jetë një revulucion në fushën e dëmtimeve të shtylles kurrizore.

Shumica e pacientëve që ju ishin nënshtruar kësaj procedure kishin humbur aftësinë e lëvizjes së gjymtyrëve duke ushtruar ndonjë sport dhe në aksidente rrugore. Pas dy viteve që ju ishin nënshtruar operacionit, 13 prej tyre, tanime janë të aftë të kryejnë shumë gjëra vet.

“Duke iu falënderuar këtij operacioni dhe trajtimit post-operativ, tanimë pacientët tanë mund të pastrojnë dhëmbët, të shkruajnë, të vendosin make-up, të mbajnë para në dorë dhe të përdorin celularët”, tha Dr. Natash Zyl, autore e studimit. “Ne besojmë se zëvendësimi i nervave, është një metodë e re dhe shumë efektive për shërimin e paralizave, dhe shpresojmë se kjo procedurë do të fillojë të aplikohet nëpër të gjitha vendet”, shtoi ajo.

Sipas hulmtimeve, gjatë një viti ndodhin më shumë se 500.000 dëmtime të shtyllës kurrizore, duke lënë më shumë se gjysmën me paraliza të gjymtyrëve.

Gjithsesi ky studim nuk është 100% i sigurt, sepse nuk ka përfshirë shumë pjesëmarrës, dhe ka dështuar ne katër nga 50 raste. Gjithashtu shkencëtarët thonë se pacientët mund ta humbin ndjeshmërinë dhe aftësia për lëvizje mund të mos ju kthehet plotësisht. /Gazeta Express.