Para 14 vitesh u publikua videoja e parë që rrënoi internetin: Reklama e Ronaldinhos për Nike që nxiti sfidën e goditjes së transversales (video)

Edhe pse zakonisht flitet për “rrënimin” e internetit nga Kim Kardashian përmes fotografive eksplicite që i publikon, njeriu i parë që shkaktoi diçka të tillë ka qenë superylli botëror i futbollit, Ronaldinho.

Në vitin 2005, Nike bëri një përzgjedhje fantastike duke e angazhuar Ronaldo de Assis Moreira që t’i reklamonte këpucët e reja, Nike Tiempo.

Dhe ajo që ndodhi më pas ishte e jashtëzakonshme, përkundër dilemave nëse gjithçka ishte reale apo e montuar, por goditja e disahershme e shtyllës transversale nga futbollisti brazilian është diçka që ofron kënaqësi te futbolldashësit sa herë që e shikojnë.

Kjo reklamë ishte videoja e parë që arriti një milion shikime në YouTube dhe shënon një arritje historike, duke qenë flitet për kohën kur Facebooku, Twitteri dhe rrjetet tjera sociale, nuk ekzistonin apo nuk kishin kurrfarë ndikimi.

Videoja origjinale e xhirimit të njohur si “Ronaldinho’s Touch of Gold” nuk ekziston, porse tashmë është konfirmuar se pikërisht ajo video e kishte “rrënuar” për herë të parë internetin duke kaluar shifrën prej një milion shikimesh.