Miftaraj për buxhetin 2024: Nga rritja e pagave përfitojnë politikanët

Qeveria e Kosovës ka miratuar buxhetin për vitin 2024, ku sipas kryeministrit, Albin Kurti pagat në sektorin publik do të rriten.

E drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj përmes një postimi ka bërë një llogaritje përmes së cilës e ka demantuar Kurtin.

Sipas Miftaraj më së shumti që përfitojnë nga rritja e pagave për vitin e ardhshëm janë sërish politikanët, ndësa FSK-ja, Policia si dhe sektorët e tjerë përfitojnë shumë më pak se politikanët.

Postimi i plotë:

Qeveria e Kosoves ka propozuar rritjen e koeficientit ne sektorin publik nga 105 euro ne 110 Euro.

Kush dhe sa perfiton nga kjo ngritje:

Paga e Presidentes rritet per 90 Euro

Paga e Kryeministrit rritet per 85 Euro

Paga e Deputetit dhe Ministrit rritet per 82 Euro

Keshilltareve politik ne Kuvend, Zyre te Kryeministrir dhe ministrive, pagat iu rriten nga 40 deri ne 65 Euro.

Paga e ushtarit te FSK rritet 28 Euro

Paga e Policit rritet 25 Euro

Paga e Policit te Ri rritet 22 Euro dhe 50 cent

Paga e zjarrfikesit rritet 25 Euro

Paga e infermierit rritet prej 25 deri 30 Euro

Paga e zyrtarit ligjor rritet prej 25 deri 30 Euro

Paga e mesuesit ne shkolle fillore dhe te mesme rritet prej 25 deri 33 Euro.

Me fjale tjera, prape se prape perfituesit me te medhenj nga ngritja e koeficientit shkon ne menyre te pabarabarte per politikanet.