Miftaraj – Qeverisë: Një shtet normal vendimet e Gjykatës Kushtetuese i zbaton pa pardon

Njohësi i çështjeve juridike, dhe drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se një shtet normal i cili aspiron të bëhet demokratik, duhet t’i zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese pa pardon.

Miftaraj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shtuar se është kulturë dhe standard minimal i respektimit të rendit kushtetues që vendimet e kësaj gjykate të zbatohen nga institucionet publike.

“Një shtet normal që aspiron me qenë demokratik, dhe që vlerat e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë i ka standard të qeverisjes, vendimet e Gjykatës Kushtetuese i zbaton pa pardon. Me fjalë tjera, është kulturë apo standard minimal i respektimit të rendit kushtetues dhe juridik që vendimet e Gjykates Kushtetuese të zbatohen nga institucionet publike”, ka shkruar Miftaraj.

Postimi i plotë:

Një shtet normal që aspiron me qenë demokratik, dhe që vlerat e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë i ka standard të qeverisjes, vendimet e Gjykatës Kushtetuese i zbaton pa pardon.

Me fjalë tjera, është kulturë apo standard minimal i respektimit të rendit kushtetues dhe juridik që vendimet e Gjykates Kushtetuese të zbatohen nga institucionet publike.

Sikurse, nuk është e saktë se legjislacioni penal ne Kosove e sanksionon penalisht mos zbatimin e vendimeve te Gjykates Kushtetuese.

Ligji penal ne Kosove inkriminon penalisht mos zbatimin e vendimeve gjyqesore te gjykatave te rregullta, ku nuk hyn Gjykata Kushtetuese.