Migjen Kelmendi edhe zyrtarisht e merr librezën e PDK-së

Gazetari dhe publicisti kosovar, Migjen Kelmendi edhe zyrtarisht i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i PDK’së, Kadri Veseli, shkruan Fokusi.info.

Migjen Kelmendi sot ka marrë librezën e partisë së Kadri Veselit, ndërsa nga ky i fundit është cilësuar atë si ikonë të Prishtinës.

Migjen Kelmendi ndryshe është edhe pjesë e grupit “Gjurmët”.