Milaim Zeka deklaron se si do të shkojë në zgjedhje

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës – PEK, Milaim Zeka deklaron përsëri se do të marrin pjesë në zgjedhje si të vetëm.

Ai në emisionin info magazinë të Klan Kosovës, ka akuzuar edhe partitë politike, të cilat po bëjnë koalicione të panatyrshme, por dhe hipokrite.

Zeka ka treguar se deri më tani e kanë përpiluar listën prej 60 vetave, për të garuar në zgjedhje, duke thënë që mesin e tyre janë shumë personalitete./fokusi.info/