Milaim Zeka i kundërpërgjigjet Fisnik Ismajlit: E quan paranojik

Deputeti i Nimsës për Kosovën, Milaim Zeka ka reagur ndaj deklaratave të deputetit të PSD-së, Fisnik Ismajli i cili tha se ish- gazetari i fotografonte pa leje duke ua rrezikuar edhe familjet.

Milazim Zeka në një deklaratë për Gazeta Blic ka theksuar se Ismajli është paranojik.

Ai tha se tash çdo kujt i ka ardhë shanca siç u shpreh me rrejt.

“Nuk kam komente për njerëz paranoik, që vuajnë psiqikisht nga teoritë e konspiracionit. Fisniku në çdo dytën fjalë e demanton veten. Tash i ka ardhë shanca çdo kujt me rrejt për luftë. Jam krenar me të kaluarën time, lufta ka qenë detyrim.
Prej ditës kur është vra Adem Jashari, ose ke pas me vdekë me uniformë, ose në pizhame. Kam respekt për të dëshmuarit kundër Serbisë, para marsit 1998”, tha Zeka për Gazeta Blic.

Ismajli në RTV Dukagjini ka theksuar se as Milaim Zeka e as Nasim Haradinaj nuk e kanë pasur idenë se çka kam bërë në luftë.

“Është fakt që kam mbush bateri. Por kjo nuk ishte detyra ime kryesore. Duke njohur nivelin intelektual të dyve [Nasim Haradinaj e Milaim Zeka], e kuptoj që ata nuk e kanë as idenë më të vogël se çfarë kanë qenë detyrat e mia aty”, ka theksuar ai.