Milaim Zeka lirohet nga akuzat për mashtrim me viza

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, dhe dy të akuzuarve, I.K. dhe E.K, për veprat penale “mashtrimi”, “shmangie nga tatimi” dhe “pastrimi i parave”.

Sipas këtij aktgjykimi, tre të akuzuarit lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës, ngase nuk është provuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Milaim Zeka nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook.

POSTIMI PA NDËRHYRJE:

Faleminderit Drejtesia e Kosoves Pas 5 viteve vuajtje shpirterore, fizike, materiale, morale, sot, Gjykata, nga nje trup gjykues qe vendosin mbi prova, e jo fjale rrugesh, me ka shpalur te pafajshem nga te gjitha pikat e akuzave: mashtrim me viza, shperlarje parash, dhe shmangie nga tatimi! Faleminderit shume te gjithe juve qe besuat ne pafajesine time. Kurr ne jeten time nuk kam perjetu torture me te madhe se sa kjo e ketyre pese viteve!