U nis për në kurs dhe nuk u kthye më, zhduket e mitura në Gjakovë

Një vajzë e mitur është zhdukur ditën e enjte në Gjakovë.

Policia përmes raportit 24 orësh, bën të ditur se rastin e ka raportuar babai i saj.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur viktima femër kosovare kishte shkuar në kurs dhe më pas kur ankuesi kishte shkuar ta marrë nuk e kishte takuar dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në raport.

Policia bën të ditur se njësiti relevant është duke e hetuar rastin.