Milan fiton titullin në Serie A

0
83

Milan ka fituar titullin e 19-të në Serinë A pas një sfide deri në javën e fundit kundër kushërinjve të Inter-it.

Kuqezinjtë kanë siguruar Serinë A pas fitores së patër 3-0 në marrë në fushën e Sassuolo-s.

Inter i ka bërë komplimentet rivalëve të përjetshëm me një mesazh të publikuar në rrjetet sociale menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së luajtur në Mapei Stadium.

“Komplimente Milan. Këtë vit ka qenë një sfidë shumë e bukur. Shihemi vitin tjetër”, ka qenë mesazhi i klubit zikaltër.

Zikaltrit e kanë mbyllur kampionatin me një fitore 3-0 në San Siro kundër Sampdoria-s dhe në vendin e dytë, vetëm dy pikë larg kuqezinjve. Pavarësisht humbjes së titullit, zikaltrit mund të ngushëllohen me trofetë e Superkupës së Italisë dhe Kupës së Italisë të fituara në këtë sezon.