Milan kërkon mesfushorin shqiptar

Një lajm i bujshëm është publikuar nga mediet italiane në lidhje me mesfushorin e kombëtares shqiptare, Emanuele Ndoj. Mesfushori i Brescias pritet të largohet nga ekipi që sapo u ngjit në Serie A.

Shqiptari zhvilloi një sezon fantastik dhe fitoi vëmendjen e shumë klubeve, ndërsa Brescia i ka dhënë urdhër të prerë: Ndrysho menaxher, ose shitu! Mario Giufredi, agjenti i të riut, po punon për një ekip të ri.

Milani ka hedhur sytë nga shqiptari, ndërsa interesimin më të madh e ka Bologna. Skuadra e Serie A është më pranë tij, por problem mbetet kartoni i Ndojit që kap vlerën e 5 milion eurove.