Milazim Zeka bëhet bashkë me Republikanët për zgjedhjet e 6 tetorit

Partia Euroatlantike e Kosovës dhe Partia Republikane e Kosovës janë bërë bashkë për zgjedhjet e 6 tetorit. Ata kanë mbajtur sot një konferencë për media dhe kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për të garuar me një listë të përbashkët në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka tha se kanë pasur oferta nga partitë e mëdha, por që sipas tij ato nuk ishin të denja për koalicion.

Zeka tha se nuk do të kishte kuptim të shkonin në koalicion me partitë të cilat sipas tij e kanë degraduar dhe varfëruar Kosovën, shkruan kosovapress.

E kryetari i Partisë Republikane e Kosovës, Faton Kurti, tha se janë bashkuar meqë Kosova me të vërtetë ka nevojë për një alternativë.

Në këtë konferencë u tha se sot do t’i dorëzojnë listat në KQZ dhe se njerëzit e përfshirë në ato lista janë befasi për opinionin, meqë siç u tha, janë njerëz të ri e të padjegur nëpër parti politike.

Afati i fundit për dorëzimin e listave të partive politike, në KQZ, është sonte në mesnatë.