Shkarkohet kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Pëllumb Bajqinovci

Pëllumb Bajqinovci, nuk është më kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Ai është shkarkuar nga kjo pozitë në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur sot.

Kjo erdhi pas prishjes së koalicionit në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Në seancë të pranishëm ishin asamblistët e LVV-së, PDK-së, AAK-së dhe AKR-së.

Për shkarkimin e Bajqinovcit votuan pro 33 asamblistë.

Pëllumb Bajqinovci, është nga radhët e LDK-së.

Ai u zgjodh më 27 qershor pas shkarkimit të Fehmi Kupinës, nga kjo pozitë.