Militantët e VV’së përleshen me pronarin e zyrave të Vetëvendosjes në Podujevë

Militantët e Lëvizjes Vetëvendosje dje janë përfshirë në një përleshje verbale e shtyrje me pronarin e zyrave ku gjendet selia e VV’së në Podujevë, ku i pranishëm ka qenë edhe deputeti dhe kandidati për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Në disa pamje ekskluzive të siguruara nga Gazeta Metro, militantët e VV shihen përleshur verbalisht me pronarin e lokalit dhe disa persona, aty janë dëgjuar zëra dhe të shara nga dy grupet, ku edhe ka ndërhyrë edhe policia e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar për Metron edhe pronari i lokaleve, Abdyl Spahiu, i cili thotë se një gjest i tillë ka qenë i papranueshëm për të, pasi që në të njëjtën ndërtesë banon ai së bashku me familjen, dhe si pasojë e mos kuptimeve mes vete, kanë thirrur edhe organet e sigurisë, për ti larguar anëtarët e VV-së nga aty.

Ai thotë se kur e ka parë që Bulliqi jau ka ‘bërë me kry’ aktivistëve të hyjnë të gjithë në zyre, ai i ka dhënë leje të hyjnë në lokal.

“Arsyeja që kanë radhën policia aty është se unë kam qenë duke pastru në shkallët e shtëpisë edhe kanë ardhë mbi 30 veta te Vetëvendosjes me maska në fytyrë aty te zyra, tani fëmija u tuten kur i panë. Edhe shkaku i koronavirusit i kam thanë atyre qe mos hyni krejt po një nga një, Bulliqi i’a ka bërë me kry aktivistëve që me hy të gjithë dhe unë nuk ju kam dhënë leje. Më pas kanë ardhë policia edhe i kanë ndalu qe me mbajt mbledhje, pas vendimit te Qeverisë që ndalohet me u mbajt mbledhje me shumë njerëz”, tha Spahiu për Metron.

Vlen të theksohet se zgjedhjet në Podujevë, që duhej të mbaheshin sot e në të cilat garojnë LDK, VV dhe PDK, janë shtyrë për shkak të koronavirusit që ka arritur tashmë në vend me 5 të infektuar, shkruan Gazeta Metro.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dje ka marrë vendim për shtyrjen e zgjedhjeve për Kryetar të Komunës në Podujevë, pas pranimit të rekomandimit nga Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

Në mbështetje të nenit 6 të Ligjit Nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës (GZ, nr. 47, 25 janar 2009), nenit 4 të Ligjit nr. 03/L-072 për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës (GZ, nr. 32, 15 qershor 2008), si dhe duke marrë parasysh kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të pranuar nga Zyra e Presidentit më 14 mars 2020, Presidenti i Republikës së Kosovës ka nxjerr vendim për shtyrjen e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës.

Data e zgjedhjeve do të përcaktohet më vonë, pas vlerësimit të gjendjes epidemiologjike dhe pas pranimit të vlerësimit se do të jetë e sigurt që të mbahen zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Podujevës.