Miller para duelit me Joshua: Do ta mposhtë atë. Do të jetë sikur Lufta e Tretë Botërore

0
394

Jarrell Miller duket se nuk ka asnjë pikë inferioriteti para duelit me kampionin e katërfishtë, Anthony Joshua.

Boksieri amerikan ka thënë se në duele të tilla nuk flitet për favoritin, dhe ka thënë se do ta nokautojë britanikun.

“Kur dikush është më i popullarizuar, ata gjithmonë janë favoritët. Kjo është. Kur Amir Khan luftoi në Amerikë, ishte favoriti dhe është mposhtur” ka thënë Miller.

“Duhet të mendoni për këtë, çfarë ndodh në histori, njerëzit janë favorit, por, ato gjëra shkojnë në favorin tënd. Kjo është” ka thënë tutje ‘Big Baby’.

“Do ta mposhtë atë. Do të jetë sikur Lufta e Tretë Botërore” ka thënë ndër të tjerash Miller.

Joshua nuk është shfaqur në ring që nga muaji shtator i vitit 2018, në ‘Wembley’, dhe ai do të bëjë debutimin e tij në ringun amerikan, në qershor të këtij viti./Lajmi.net/